FOTO/ Arrestohet ish-ministri shqiptar i Shëndetësisë

FOTO/ Arrestohet ish-ministri shqiptar i Shëndetësisë

17:07, 24/04/2019

Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Gani Shabani, për shpërdorim detyre në rastin e njohur si ‘Stentat’.

Gjykata e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim Aganin, kurse Gani Shabani, me 2 vjet burgim.

Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011-2015.

Ferid Agani:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/04/2019 08:22

Për kaq pak gjë kanë marrë nga 2-3 vjet burg. Sa burg duhet të hanë ilir beqja dhe ogerta manastirleshi që kanë bërë njëmijë fishin e shkeljeve dhe grabitjeve, nga 3 mijë vjet seicili?

Shto koment

Denonco