FOTO/ 'Patriote' e vërtetë, ministrja serbe nuk e lëshon nga dora flamurin e Kosovës

FOTO/ 'Patriote' e vërtetë, ministrja serbe nuk e lëshon nga dora flamurin e Kosovës

23:01, 23/04/2019

Teksa raportet mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë të jenë të tensionuara, veprimi i një prej ministreve serbe në kabinetin e Ramush Haradinaj, po bën xhiron e rrjetit.

Në muajin shkurt të këtij viti, serbja Dijana Ziviç mori detyrën e Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural. Ajo zëvendësoi Nenad Rikallon, i cili akuzohej për abuzime me detyrën.

Ajo është treguar “patriote e vërtetë” kur u paraqit me flamurin e Kosovës në dorë në një ndejë të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Ditën e Komunitetit Turk, Ziviç është fotografuar pranë kolegëve teksa në dorë mbante flamurin e Kosovës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco