VIDEO/ Takon për herë të parë nipin e lindur në Siri: O loçka jeme, ku je?!

VIDEO/ Takon për herë të parë nipin e lindur në Siri: O loçka jeme, ku je?!

11:30, 22/04/2019

Ditën e shtunë Hajdari e nisi në qëndrën ku mbahen të huajt, aty ku priti të takonte nipin që s’e kishte parë kurrë. Nipi i tij 4 vjeç është kujtimi që i vetëm që i ka mbetur nga djali që iu vra në Siri.

Identifikimi i nipit nuk ishte i lehtë. Gjyshja e kujton vogëlushin vetëm përmes një fotografie.

“O Babush, ku je?! -  i thirri ai përmes telave. - Ja, ky është."

Emocionet qenë të paevitueshme për Hajdarin, i cili po shihte për herë të parë , nipin.

“O babush, a e di që s’të kam parë kurrë?! Loçka jeme!” - dhe qau.

Nga afër nuk mundi ta takojë as të shtunën, pasi nga qëndra për Mbajtjen e të Huajve nuk e lejuan.

“Se janë në përkujdesje, ndaj deri nesër...” tha Hajdari për mediat.

I.S. është kthyer një natë më parë në Kosovë me nënën e tij bashkë me mbi 100 shtetas të tjerë kosovarë, ndër të cilët 74 fëmijë.

Familja Hajdari nga Prishtina kishte shkuar në Siri afro katër vite më parë.

“Nipi im është me nënën e vet. Jam i gëzuar që është këtu, por nuk jam i gëzuar se s’e kam parë ende”.

Djali i Hajdarit, që kishte shkuar 32 vjeç në Siri, ishte vrarë, kishte shkuar dhe gruaja e tij tashmë është martuar.

Veç familjarëve, në Qëndrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll po qëndronin edhe shumë të kthyer të tjerë, të cilëve u është afruar ndihmë mjekësore.  E disa prej tyre po qëndronin dhe në spital. Për siguri, policia ishte vendosur pranë klinikave ku ishin shtruar të kthyerit.

Përmes telefonit, Basri Sejdiu tha për televizionin T7 se disa prej tyre po qëndronin në klinikën infektive, të pediatrisë dhe neonatologjisë por jo informacione të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Ndiqni kronikën nga televizioni T7 në Kosovë:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment