VIDEO/ Kush është zyrtari që u kap duke bërë seks në makinën zyrtare?

VIDEO/ Kush është zyrtari që u kap duke bërë seks në makinën zyrtare?

23:01, 19/04/2019

Një makinë zyrtare ndaloi për disa minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Balincë pasditen e së enjtes. Ai u filmua nga kalimtarët pasi ata vunë re se brenda tij një çift po kryente marrëdhënie seksuale. Mediat në Kosovë kanë filluar “gjuetinë” për të zbuluar cili ishte zyrtari që përdori makinën e shtetit për “punë private”. Sipas Gazeta Express të gjitha institucionet kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Sipas të njëjtave burime, makinat me targa 4Z i përkasin Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për këtë çështje ndërsa Këshilli Prokurorial nuk ka kthyer përgjigje. Zëdhënësja e KGJK-së, Ajshe Qorraj tha se nuk janë përgjegjës për këtë rast.

Përdorimin e automjeteve qeveria e Kosovës e ka rregulluar që prej kohës së UNMIK-ut. Makinat zyrtare mund të përdoren vetëm prej ministrave, zv.ministrave, sekretarëve permanent dhe shefave të kabineteve dhe sipas udhëzimit makinat mund të përdoren 24 orë për qëllime pune.

Kujtojmë se, kryeministri Haradinaj premtoi në nisje të mandatit se kush keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohej. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment