Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

08:27, 19/04/2019

Pas gjithë atyre reshjeve të cilat kishin përfshirë pjesën dërmuese të vendit, situata meteorologjike vije drejtë stabilizimit. Kjo për arsye të depërtimit të masave ajrore me presion të lartë mbi vendin tonë, të cilat do të mbesin të qëndrueshme deri në fundjavë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale bashkë me ato minimale dita-ditës do të shënojnë ngritje të lehta. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.

Rreziku nga paraqitja e temperaturave të ulëta me vlera negative kaloi. Edhe pse reshjet e shiut të cilat vende-vende u shoqëruan me breshnizë, nuk kanë ndikuar dukshëm në dëmtimin e sektorit të pemëtarisë.

Ndonëse në viset malore ishin regjistruar temperatura rreth zeros, por intervali kohor i atyre temperaturave ishte i shkurt, gjë që nuk kanë krijuar dëme në pemëtari.

Në fushat barike do të ketë luhatje, por vlerat e tyre do të jenë për 9-12 milibar mbi normalen.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e vlerave të shëndetshme, kjo si rezultat i aktiviteteve meteorologjike gjatë ditëve të fundit. Indeksi UV do të jetë i lartë por jo në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco