VIDEO/ Ja se si hajduti thyen xhamin e veturës në Gjilan, vjedh nje çantë….

VIDEO/ Ja se si hajduti thyen xhamin e veturës në Gjilan, vjedh nje çantë….

10:00, 18/04/2019

Të shumta janë rastet e thyerjeve të veturave, vjedhjeve të tyre por edhe gjësendeve që njerëzit lënë në to.

Një rast i fundit ndodhi në Gjilan, ku një mërgimtar kishte parkuar veturën në afërsi të një qendre tregtare, e një person i dyshuar i thyen xhamin dhe i merr një çantë dore e cila ishte në të.

Video e momentit është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se si personi në fjalë thyen xhamin dhe kryen vjedhjen.

E sipas personave të njohur me këtë rast thuhet se vetura të cilës iu thye xhami është në pronësi të vëllait të dëshmorit të kombit, Agim Ramadani (Katana), i cili nuk jeton në Kosovë.

“Nëse e njeh dikush këtë veturë Audi A3 651KS351, tabelat që nuk jemi shumë të sigurt se nuk po shihet mirë, lajmërohuni në këtë numër: 045824060”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco