Kosovarja që do ta rrëfejë para Kongresit, historinë e përdhunimit nga ushtria serbe

Kosovarja që do ta rrëfejë para Kongresit, historinë e përdhunimit nga ushtria serbe

07:45, 18/04/2019

Vasfije Krasniqi – Goodman, njëra nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar se pas gjashtë ditësh do të kthehet në Amerikë për të rrëfyer në Kongresin Amerikan historinë e saj të dhimshme dhe për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Krasniqi – Goodman, e cila jeton në SHBA, me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, këto ditë ka ardhur në Kosovë për të sensibilizuar organet e drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare me çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga ushtria e policia e Serbisë në Kosovë, në vitin 1999, njofton Illyria.

Zonja Krasniqi – Goodman e ka themeluar organizatën “Drejtësi për të gjithë”. Siç sugjeron emri i saj, organizata synon të vendoset drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Po ashtu, organizata do të ofrojë mbështetje për gratë që kanë qenë viktima të këtij krimi të luftës.

Vasfija, qëkur e ka bërë publike historinë e saj të trishtë, ka thënë se gratë e dhunuara gjatë luftës  janë “ndëshkuar”, edhe nga familjet dhe rrethi i tyre patriarkal. Ato janë stigmatizuar dhe ekskomunikuar nga rrethi, kështu që të shumtën kanë bërë jetë në izolim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco