Arrestohet një nga grabitësit më të kërkuar, vodhi me armë bankat

Arrestohet një nga grabitësit më të kërkuar, vodhi me armë bankat

23:22, 16/04/2019

Ai dyshohet se është një nga keqbërësit më të mëdhenj në Kosovë. Policia e kishte shpallur në kërkim por pa mundur ta arrestojë.

Sot Policia e Kosovës e ka vënë në pranga Leotrim Latifin, një nga grabitësit më të rrezikshëm në Kosovë.

Latifi dyshohet se ka kryer 6 grabitje të rënda të armatosura.

27 vjeçari nga Vushtrria u arrestua nga Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që në orët në vijim pritet të ekstradohet në Kosovë.

 “Policia e Kosovës në partneritet me Policinë e Malit të Zi, ka arrestuar të shumëkërkuarin Leotrim Latifin, i cili dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa grabitje të armatosura në vend. I njëjti aktualisht ndodhet në një nga burgjet malazeze, ndërsa pas pak ditësh pritet të ekstradohet në Kosovë./em>”, thanë burime pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Edhe pse ishte në arrati, Leotrim Latifi shfaqej shpesh ‘facebook’ duke u tallur me Policinë e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco