Kombëtarja e parë e Kosovës kualifikohet për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e parë e Kosovës kualifikohet për Kampionatin Botëror

08:42, 15/04/2019

Kombëtarja e Kosovës U21 në hendboll bëri historinë më 14 prill, duke u bërë kombëtarja e parë e Kosovës që arrin të kualifikohet për një kampionat botëror.

Sot “Dardanët” e mundi Tajpein kinez me rezultat 30:26, në ndeshjen finale të zhvilluar në kuadër të garës IHF Trophy Intercontinental, që u organizua në Prishtinë dhe kështu e siguruan kualifikimin për Kamionatin Botëror 2019..

Hendbollistët kosovarë ishin gjatë gjithë ndeshjes në epërsi, e cila një herë arriti edhe në tetë gola, shkruan Illyria. Kampionati Botëror 2019 në hendboll nën moshën 21 vjeçare do të mbahet në Spanjë, në muajin korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco