Moti për këtë javë, kryesisht me reshje lokale shiu

Moti për këtë javë, kryesisht me reshje lokale shiu

08:17, 15/04/2019

Mot i ndryshueshëm edhe gjatë javës në vijim, priten edhe reshje lokale shiu. Të mërkurën mot më stabil kryesisht me diell.

15.04 - Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
16.04 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
17.04 - Kryesisht me diell, pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.
18.04-19.04 - Të enjten kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima. Të premten vransira dhe intervale me diell, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C.
Do të fryj erë mesatare nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco