Para se te arrestohet nga Interpol-i vdes Mira, vejusha e Sllobodan Milloshevic

Para se te arrestohet nga Interpol-i vdes Mira, vejusha e Sllobodan Milloshevic

01:06, 15/04/2019

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare, e veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Milloshevic. Ajo konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët dhe jo serbet ne Serbi e ish-Jugollavi. Mediat serbe rapretojne se ajo ka vdiq sot rreth orës 15:30, në Rusi. Ajo ka lindur më 10 korrik 1942, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Femra serbe kërkohet nga Interpol-i për krime lufte në Kosovë

Ndër të tjera, ajo ishte e dënuar me një vit burgim për shkak të ushtrimit të ndikimit në anëtarët e Qeverisë për ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore. Ishte gjykuar në vitin 2018, 15 vjet pas nisjes së procesit gjyqësor. Ishte dënuar në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Moskë.

Mira Markovic, vejusha e kryekriminelit serb, Slobodan Milosehvic, duket se nuk është femra e vetme që kërkohet nga Interpoli për kriminalitet. Interpol, siç është njoftuar ditë më parë, ka vënë në listë kërkimi një deputet të parlamentit serb dhe 17 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe nje femër serbe, të cilët kërkohen për krime të kryera gjatë luftës kudër popullatës civile në Kosovë në prillin e vitit 1999. / PreshevaJonë

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

agroni15/04/2019 10:28

E kush e kontrolloi se a ka vdek perimend. Edhe slobodani gjoja vdiq dhe e kontrollun nje mjek ligjor rus, nje serb e nje hollandez. Kjo asht nje metode e njoftun. Kujtoni qe edhe krikmineli arkan gjoja u vra ne nje atentat po kushedi se ku po i kalon pushimet, ndoshta ne Qipro ?

Shto koment

Denonco