Arrestime të reja nga ‘’Grupi i Drenicës’

Arrestime të reja nga ‘’Grupi i Drenicës’

09:26, 14/04/2019

Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë dërguar të premtën përfundimisht në burg për vuajtje dënimi.
Ata do të vuajnë dënim në burgun e Dubravës sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

Veç vëllëzërve Demaku këtë të shtunë, si kërkesë e panelit gjyqësor të Eulex-it, ka pasur edhe arrestime të reja.

Të arrestuarit e sotëm janë vëllëzërit Driton, Agim dhe Selman Demaj.

Këta të fundit kërkohet që të paraqiten në burgun e Dubravës pasi janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

Kjo është bërë e ditur nga organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK).

Në një njoftim për media, OVL UÇK ka bërë të ditur se sot janë arrestuar edhe vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj, në cilësinë e të dyshuarve.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe grupi i Drenicës janë dënuar pa prova materiale, me vetëm një deklaratë të një pale, e që është absurd i kësaj drejtësie, që fatkeqësisht po e zbaton drejtësia e Kosovës.

Dje u dërguan në vuajtje të dënimit kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku e ish deputeti I Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, ndërsa sot arrestohen dhunshëm vëllezërit Driton, Agim e Selman Demaj në cilësinë e të dyshuarit.

Neve si OVL UÇK, na brengos fakti që kriminelët serbë shëtisin lirshëm kudo në Kosovë dhe nuk gjykohen për krimet që i kanë bërë, por po gjykohen e denohen me akuza të rrejshme luftëtarët e lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco