Arrestohet një egjiptian në Kosovë për 'Krime lufte' kundër popullsisë

Arrestohet një egjiptian në Kosovë për 'Krime lufte' kundër popullsisë

07:51, 12/04/2019

Një person gjatë ditës së enjte është arrestuar nga Policia e Kosovës, më saktësisht nga Departamenti për hetimin e krimeve të luftës. Policia ka njoftuar se i dyshuari mashkull, shtetas egjiptian është arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

“Pas lëshimit  të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit. Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile””, citon albinfo.ch, njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment