Gjermania merr në dorë kufijtë e Kosovës/ Ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Gjermania merr në dorë kufijtë e Kosovës/ Ja çfarë shkruajnë mediat serbe

20:37, 11/04/2019

Në fund të këtij muaji është paralajmëruar një takim mes qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Beogradit, ku të pranishëm do të jenë presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Bërnabiç.

Takimi në fjalë është nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas asaj që shkruajnë sot mediat serbe, qëllimi i Gjermanisë dhe i Francës është që, pas një bllokimi të gjatë të dialogut, me rinisjen e bisedimeve të jenë këto dy shtete udhëheqëset e dialogur Kosovë-Serbi.

Sipas shtypit të Beogradit, Gjermania dhe Franca duan të marrin dhe frenat e BE-së, duke qenë ndërmjetësuese mes dy shteteve të Ballkanit.

Gjermania është kundër prekjes së kufijve, ide të cilën thuhet se e përkrahë SHBA, ndaj dhe në takim pritet të ketë një propozim të ri për të dy shtetet.

Takimi parashikohet të mbahet në Bruksel, më 29 Prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment