Braktisja e atdheut, problem i yni serioz!

Braktisja e atdheut, problem i yni serioz!

10:42, 09/04/2019

Nga Jakup Krasniqi. 

Largimi i njerëzve nga atdheu për punë e siguri; zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, sidomos në shkollat e fshatrave; vogëlimi enormë i natalitetit; shndërrimi i tokave të bukës në djerrina dhe humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun –shtetin, duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve të cilët duhet të sillen me përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve e kombit!

Të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to! Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë!  Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar! Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco