Meta: Dialogu Kosovë-Serbi, siguri dhe stabilitet për Ballkanin

Meta: Dialogu Kosovë-Serbi, siguri dhe stabilitet për Ballkanin

20:16, 08/04/2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë forcon paqen, garanton sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

I këtij mendimi është presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, është vendimtare që të dy shtetet të rinisin dialogun.

“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan kreu i shtetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco