Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri të Kosovës

Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri të Kosovës

15:18, 08/04/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri të Mitrovicës, që kishin dhënë dorëheqje kur në Qeveri të Kosovës ishte marrë vendimi për taksën prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake.

Këtë e kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit të Kosovës përmes një komunikate për media.

‘Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan’, shkruhet në njoftim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment