VIDEO/  Vizita në SHBA, Kryeministri Ramush Haradinaj pritet si hero nga shqiptarët

VIDEO/ Vizita në SHBA, Kryeministri Ramush Haradinaj pritet si hero nga shqiptarët

09:36, 08/04/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, udhëtoi të premten për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin zyrtar të zyrës së tij  Haradinaj është ftuar nga “Komuniteti Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Në axhendën e kryeministrit thuhet se ”Do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së”.

Në një takim të zhvilluar me shqiptarët në Amerikë, gjithçka ishte organizuar me motive kombëtare.

Me flamuj e veshje kombëtare, shqiptarët e Amerikës thërrisnin emrin e Haradinajt si dhe brohorisnin UÇK, në momentin kur ai po hynte në sallën ku po organizohej takimi.

Ndiqeni videon më poshtë për të parë mikpritjen që i bënë Haradinajt:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco