Ministri serb: Shqipëria e madhe tashmë është krijuar, tani sa më shpejt kufirin që të ndahemi

Ministri serb: Shqipëria e madhe tashmë është krijuar, tani sa më shpejt kufirin që të ndahemi

13:54, 07/04/2019

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thotë se angazhohet që të vendoset sa më parë kufiri ndërmjet shqiptarëve të Kosovës e Serbisë. “Pasi të konfirmojmë se ku është kufiri, atëherë edhe mund ta mbrojmë atë”.

Kështu ka thënë Vulin për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, pa treguar se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë ka ekzistuar edhe më herët dhe ekziston gjithnjë me vendkalime kufitare ndërmjet dy vendeve e me roje ushtarake policore po ashtu në të dy anët e kufirit.

Në këtë intervistë të gjatë ai shqiptarët e Kosovës i ka quajtur me termin fyes serb “shiptari”, ndërsa ka paralajmëruar edhe rrezikun, siç ka thënë ai, nga krijimi i Shqipërisë së madhe duke u pyetur se a është më mirë të ndalohet krijimi i saj tani apo kur ajo të futet në Serbi.

"Shqipëria e madhe tashmë është krijuar. Çështje është se sa pjesë të shteteve të tjera do të përfshijë. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, me përjashtim të dy komunave në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike të sigurisë dhe në hapësirën politike në kuadër të NATO-s. E me jetën e të gjithë shqiptarëve udhëhiqet nga Tirana",ka theksuar ai .

Duke folur për ndarjen ose kufizimin, Vulin thotë se në rast të kësaj zgjidhjeje, ajo duhet konfirmuar me referendum.

"Disa fuqi të mëdha do të përkrahnin ndarjen, disa jo, ne duhet të marrim pjesë në këtë ndeshje”, thotë Vulini.

Lidhur me konstatimin se në rast të ndarjes, shumë serbë do të mbeteshin në Kosovën e pavarur, Vulin thotë: ”Unë s’e kam vizatuar kufirin , unë vetëm dua të ndahem nga shqiptarët e Kosovës”.

"Mendoj se ndarja është zgjidhja më e mirë. Nëse ndahemi nga shqiptarët, pas marrëveshjes, do të kishim më shumë mundësi t’i ndihmonim serbët që jetojnë në hapësirën me shumicë shqiptare se sa që kemi tash mundësi tash t’i ndihmojmë ata në hapësirat me shumicë serbe në Kosovë”, ka theksuar ai.

Sipas tij konflikti me shqiptarët e Kosovës nuk është dhe nuk mund të jetë konflikt ngrirë. "Sa më shpejt që largohemi nga shqiptarët, aq më shpejt do të fillojmë së jetuari. Nëse nuk duam, atëherë me fat Kosova e tërësishme e me pavarësi”, ka thënë Vulin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment