KFOR qetëson serbët: Ushtrimet e përbashkëta mes ushtrisë shqiptare dhe FSK, nuk cënojnë askënd

KFOR qetëson serbët: Ushtrimet e përbashkëta mes ushtrisë shqiptare dhe FSK, nuk cënojnë askënd

09:19, 07/04/2019

Pas lajmeve në mediat serbe, të cilat shfaqnin shqetësim për patrullimin edhe të ushtarakëve shqiptarë në rrugët e Mitrovicës, ka reaguar zëdhënësi i KFOR, i cili është përpjekur të sqarojë se, nuk ka asgjë për tu alarmuar.

https://www.syri.net/kosova/243014/video-alarm-tek-mediat-serbe-ushtare-shqiptare-ne-veri-te-mitrovices/

Zëdhënësi i KFOR’it, Vincenzo Grasso ka folur për ushtrimet e përbashkëta të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë, duke thënë se këto ushtrime nuk sjellin destabilizim.

Këto komente zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për gazetën serbe “Novosti”, duke potencuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës dhe ato të ushtrisë serbe.

Ai ka folur edhe për ushtrimin e përbashkët të Ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Ky ushtrim është një shembull i përdorimit të keq të retorikës. Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë së Shqipërisë (bëhet fjalë për disa ushtarë) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar ushtrimin e aftësive të kërkim shpëtimit. Por në disa media kjo u prezantua si një kërcënim i aksioneve të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës. Kjo stërvitje në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në misionin e KFOR-it”, tha Grasso, citon "Zëri".

Zëdhënësi i misionit paqeruajtës në Kosovë, tha se “KFOR-i është e vetmja forcë e autorizuar me Rezolutën e OKB-së që të garantojë sigurinë në Kosovë, kurse NATO është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco