'Ne kemi një President problematik': Ja si u prit Hashim Thaçi në Londër

'Ne kemi një President problematik': Ja si u prit Hashim Thaçi në Londër

09:05, 07/04/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur të premten në Londër një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës.

Para hyrjes së Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, ku e ka mbajtur ligjëratën, Thaçi është pritur nga disa të rinj, të cilët në duar kanë mbajtur parulla me mbishkrimin “We have a problematic president” (“Ne kemi një president problematik”), raporton Koha.net.

Kjo parullë është parodizim i deklaratës karikaturale të Thaçit “We are not problematic guys“ (për “Ne nuk jemi djem problematikë”), të cilën e kishte bërë në Forumin Evropian, në Alpbach të Austrisë, në përpjekje që të paraqiste veten e tij dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, si liderë të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo ka qenë një nga deklaratat më të komentuara, për shkak të përmbajtjes së saj, por edhe për shkak të shprehjes karikaturale të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco