Shkëmbimi e territoreve, Weber: Thaçi donte amnisti për vete, Mogherini falsifikoi procesin

Shkëmbimi e territoreve, Weber: Thaçi donte amnisti për vete, Mogherini falsifikoi procesin

09:28, 06/04/2019

“Shkëmbimi i territoreve po diskutohet sepse Federica Mogherini e falsifikoi procesin që të mbajë punën e saj, ndërsa Hashim Thaçi kërkon një amnisti nga Gjykata Speciale”,- tha analisti gjerman dhe ekspert i Ballkanit, Bodo Weber, teksa ka qene i ftuar në emisionin “Rubikon” në KTV.

Sipas Weber, “marrëveshja historike” është tregimi i atyre që paraqesin shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se ai kundërshton një skenar të tillë.

“Kjo marrëveshje ka tejkaluar ambiciet e një marrëveshjeje “historike”. Do të ishte historike përsa i përket implikimeve negative lokale, rajonale dhe globale”,- tha Weber, duke shpresuar se ky vit nuk do të jetë viti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, por një vit i “rifillimit të negociatave serioze”.

Ëeber tha se një fillim i ri i bisedimeve do të çonte në një normalizim të vërtetë të marrëdhënieve dypalëshe që duhet “të sjellin sovranitetin e plotë dhe integritetin territorial brenda kufijve ekzistues, subjektivitetin e plotë ndërkombëtar ose hapjes e rrugës drejt subjektivitetit të plotë të Kosovës”.

“Rruga drejt integrimit të barabartë të komunitetit të pakicës serbe në Kosovë në shoqërinë kosovare dhe transformimi i tyre në një subjekt aktiv të shoqërisë kosovare që të mos mbetet objekt diskutimi nga ana e Brukselit, Beogradit, madje dhe nga Prishtina e Uashingtoni së fundmi”- shtoi Ëeber duke nënvizoi se cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të dalë nga ky proces.

Administrata e BE-së e ka falsifikuar progresin dhe procesin e negociatave

Ëeber kritikoi ashpër kreun e Politikës së Jashtme të BE dhe kreun e Sigurimit, Federica Mogherini të cilën e përshkroi si “aktoren kyçe që hapi bisedime mbi shkëmbimin e territoreve”.

“Ka një dallim kyç mes Lady Ashton dhe Mogherini-t. Përveç teknikës së negociatave, Lady Ashton kurrë nuk e lejoi Beogradin apo ndonjë palë tjetër të hapte çështjen e statusit gjatë negociatave. Mogherini kurrë nuk u angazhua t’u përmbahej këtyre parimeve të nënkuptuara që nuk u shkruan asnjëherë, por që u bënë të qarta në vitet 2012 dhe 2013, kryesisht në Beograd”,- tha Weber.

Ai beson se kjo situatë ka arshur për shkak se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë dhënë udhëzime të qarta për kryerjen e këtij procesi, prandaj u bë “një qasje burokratike e quajtur progres dhe proces i rremë, pasi gjithçka e bëjnë për të ruajtur vendet e tyre të punës”.

Thaçi po diskuton shkëmbimin për një amnisti nga Gjykata Speciale

Nga ana tjetër, ka disa faktorë në Kosovë që mundën të hapinin debatin mbi temën e shkëmbimit të territoreve.

“Në mesin e vendimmarrësve perëndimorë që interesohen vërtet për çështjen e Kosovës dhe gjithe rajonin, ekziston një perceptimin anonim që Presidenti (Hashim Thaçi) e bën këtë vetëm për një arsye – për të shmangur një padi të Gjykatës Speciale. Nuk mund ta provoj këtë, por mund t’ju them se kam dëgjuar se ekzistojne e projekt-marrëveshje të ndryshme që gjoja përfshijnë elemente të amnistisë nga zyrtarët e lartë të BE-së “,- përfundoi Weber.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco