Flamuri i Kosovës tërbon Serbinë, klubi i Berishës pre e presionit politik

Flamuri i Kosovës tërbon Serbinë, klubi i Berishës pre e presionit politik

09:03, 06/04/2019

Në Serbi ende ka ekstremistë të tillë që nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Ekstremistë të tillë jo vetëm që nuk e pranojnë, por më tragjikja është se këta janë edhe të veshur me pushtet dhe i lejojnë vetes lloj-lloj broçkullash.

Ambasadori serb në Moskë, Slavenko Terziq, ka protestuar për shkak se në stadiumin e Akhmat Grozny, në Çeçeni, valëvitet një flamur i Kosovës.

“Jemi të shtangur, sepse e dimë që politika e jashtme e Rusisë është e tillë që nuk njeh pavarësi të Kosovës. Presim urgjentisht që autoritetet lokale të respektojnë pozicionin zyrtar të Moskës”, tha Terziq.

Gjithsesi, presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka shpjeguar se flamuri i Kosovës është në “Akhmat-arena” prej vitesh, që kur Bernard Berisha firmosi për klubin çeçen.

“Politika nuk ka asnjë lidhje, ne kemi një lojtar nga Kosova dhe për këtë arsye është vendosur edhe një flamur i vendit të tij”.

Edhe një zyrtar i klubit çeçen foli për këtë çështje: “Flamuri është aty që kur Berisha është anëtar i ekipit tonë. 

Pse duhet të fluturojë elefanti? Nuk marr vesh nga politika. Di të shpjegoj vetëm që në tribuna janë flamujt e gjithë lojtarëve tanë, nuk ka rëndësi nga janë, nga Rusia, Shqipëria, Kosova, e të tjerë”.

Sipas mediave lokale në Çeçeni, flamuri është hequr nga tribuna, pas urdhrit të ardhur nga Moska, por klubi ka hequr gjithë flamurët nga tribunat, si shenjë solidariteti ndaj Bernard Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment