O’Connell: Ambasadori zviceran i’u tregoi që durimi ynë ka fund, i dimë mashtrimet me veteranët

O’Connell: Ambasadori zviceran i’u tregoi që durimi ynë ka fund, i dimë mashtrimet me veteranët

18:46, 05/04/2019

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka thënë se të gjithë e kanë ditur se ka pasur mashtrime të mëdha në listat e veteranëve – raporton Periskopi.

Ai ka thënë se qasja ndaj këtyre mashtrimeve është për keqardhje, pasi në momentin që dikush bëri përpjekje për hetim, u detyrua të ik nga vendi, teksa ka përmendur prokurorin Elez Blakaj.

“Ka pasur shumë mashtrime me lista të veteranëve. Si është i mundur gjithë ky veteran, kur në luftë ka pasur më pak ushtar. Krejt e kanë ditur që ka mashtrime. Kur dikush ka tentu me ba diçka për këtë çështje, është kërcënuar e është detyruar të ikë pasi askush nuk e mbrojti nga elita politike”, ka thënë O’Connell.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit të Zvicrës, se derisa Kosova paguan veteranë të rrejshëm, ndërkombëtarët u paguajnë projekte të rëndësishme për ujë të pijshëm.

“Ambasadori zviceran tha pse ne të vazhdojmë të paguajmë për dështimet e juaja. Andaj, Kosova do të duhej të shkonte në drejtimin e fundit. Reagimi i ambasadorit zviceran do të duhej t’ju bënte të kuptonte se nuk kemi durim pa fund për këtë situatë. Andaj, në këtë situatë, ose duhet të bëni ndryshime,  ose i rrezikon raportet me ne. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me ju”, ka thënë O’Connell në Info Magazine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco