Incidenti në Tiranë, ministri i Kosovës: Serbia  dhe OKB as mos ta ëndërrojnë se mund të na përjashtojnë!

Incidenti në Tiranë, ministri i Kosovës: Serbia dhe OKB as mos ta ëndërrojnë se mund të na përjashtojnë!

12:29, 05/04/2019

Ministri i Kosovës Fatmir Matoshi dhe ministri shqiptar Blendi Klosi sqaruan se çfarë ndodhi dhe pse me delegacionin nga Serbia në Konferencën për Klimën që duhej të mbahej sot në Tiranë. Pas incidentit, kjo konferencë po vazhdon por vetëm në rrafshin teknik.

Ministri Matoshi tha: “Ka rregulla strikte të OKB që kërkojnë Kosova dhe më tej të jetë e përfaqësuar nën siglën e UNMIK ose nga persona të qeverisë së Kosovës, por të shoqëruar nga zyrtarë të UNMIK-ut, gjë që për Republikën e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë.

Për këtë arsye,  tashmë konferenca më tepër do të zhvillohet në nivel teknik, workshop, që ne e kemi shfrytëzuar si mundësi për të takuar të gjithë donatorët, qofshin ata edhe të OKB, edhe donatorë të tjerë për të kërkuar mbështetjen e tyre për projektet e tyre në vazhdimësi.

Mua më thanë që ambasadorët tashmë kanë shkuar. Ministri Klosi është këtu bashkë me mua dhe po ashtu nuk është pjesë e kësaj konference tashmë teknike që do të zhvillohet dhe ne do të vazhdojmë në mënyrë bilaterale të prezantojmë projekte konkrete të fushës së mjedisit.

 Ajo që u thashë edhe zyrtarëve të OKB është që askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë një mjedis të pastër e të pranueshëm në Ballkanin perëndimor nëse ka ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga tryezat e përbashkëta.

Ndërsa ministri Blendi Klosi tha:

“ Sa i përket aktivitetit sot, ai është organizuar nga OKB nën rregullat dhe procedurat e OKB, por ne si vend mikpritës i aktivitetit, unë ftova ministrin Matoshi dhe falemnderit që ministri ishte këtu – unë pata mundësi që dje dhe sot të vazhdojmë diskutimet bilaterale me ministrat e tjerë të rajonit, po ashtu donatorët. Mos harroni se ka prezencë nga më të lartë të OKB dhe FAO dhe grup donatorësh. Konferenca ka thelbin e diskutimit të saj sesi ne vendet e rajonit të bëhemi së bashku për të paraqitur projekte të përbashkëta dhe përfituar fonde të përbashkëta.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco