Incident diplomatik në Tiranë: Delegacioni serb nuk pranon delegacionin kosovar, reagon ministri Matoshi

Incident diplomatik në Tiranë: Delegacioni serb nuk pranon delegacionin kosovar, reagon ministri Matoshi

12:05, 05/04/2019

Një incident diplomatik është shënuar në Tiranë nga delegacioni i qeverisë serbe. Delegacioni nga Beogradi nuk ka pranuar të ulet në të njëjtën tryezë me delegacionin nga Kosova në Konferencën për Krimën në Ballkanin perëndimor, nisur nga fakti se Kosova nuk njihet nga OKB dhe OKB është organizatorja e takimit.

Por, ministri kosovar Fatmir Matoshi deklaroi se kjo është e papranueshme: "Ka rregulla strikte të OKB, - tha ai, -  që kërkojnë që Kosova dhe më tej të jetë e përfaqësuar nën siglën e UNMIK ose nga persona të qeverisë së Kosovës, por të shoqëruar nga zyrtarë të UNMIK-ut, gjë që për Republikën e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë!"

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor me temë "Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor" duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë me pjesëmarrjen e ministrit të Mjedisit Blendi Klosi dhe delegacioneve nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe donatorë të huaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment