VIDEO/ Polici vjedh portofolin më 1800 euro gjatë kontrollit të lokalit të lojrave të fatit

VIDEO/ Polici vjedh portofolin më 1800 euro gjatë kontrollit të lokalit të lojrave të fatit

12:15, 05/04/2019

Videoja zbulon veprimet e dyshimta të Policisë. Aty shihet se pas orës 22 ishin fikur dritat e lokalit. Gjatë kontrollit, polici Milosh Zhivkoviq, hapë dollapin dhe sheh kuletën. Ai i tregon kolegut të tij, Shkumbin Jashari, i cili kapë kuletën dhe e fut në xhep. Jashari, është arrestuar të enjten për këtë veprim.

Një thënie e miliarderit, Bill Gates, me gjasë e ka ndikuar që zyrtari policor, Shkumbin Jashari, të harrojë se kush është.

“Kur ti ke para nĂ« dorĂ«, ti harron se kush je. Kur ti nuk ke para nĂ« dorĂ«, tĂ« tjerĂ«t harrojnĂ« se kush je. Kjo Ă«shtĂ« jeta”, citon Jashari, Miliarderin Gates nĂ« njĂ« postim nĂ« llogarinĂ« e tij nĂ« Facebook.

Identifikimi i një kulete me 1.800 euro nga zyrtari policor, me gjasë ia ka kujtuar thënien e miliarderit sa i përket parave.

Orët e vona të bastisjes në një lokal të lojërave të fatit në Graçanicë, kanë rezultuar të begatshme për të.

Gjatë kontrolleve të urdhëruara nga Qeveria, Jashari, ka vjedhur një kuletë me 1.800 euro. Hajnia e tij është filmuar krejtësisht nga kamerat e sigurisë së këtij lokali.

Si pasojĂ« e kĂ«tij veprimi, Jashari Ă«shtĂ« arrestuar tĂ« enjten nga Inspektorati Policor i KosovĂ«s, nĂ«n dyshimin se ka kryer vepĂ«r penale “pĂ«rvetĂ«sim i kundĂ«rligjshĂ«m i pasurisĂ« me rastin e bastisjes apo ekzekutimit tĂ« vendimit gjyqĂ«sor”.

Media, ka siguruar videon e këtij akti, të cilën nuk e ka publikuar derisa janë kryer hetimet e para që kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.
IPK ka bërë të ditur arrestimin e zyrtarit policor, që ka shërbyer në Stacionin Policor në Graçanicë.

“Lidhur me kĂ«tĂ« rast IPK ka kryer bastisjen nĂ« dy lokacione (shtĂ«pinĂ« dhe zyrĂ«n e tĂ« dyshuarit), me ç’rast janĂ« konfiskuar disa sende nĂ« cilĂ«sinĂ« e provave materiale. TĂ« njĂ«jtit me vendim tĂ« Prokurorit kompetent i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«. Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s masĂ«n e suspendimit pĂ«r zyrtarin policor tashmĂ« tĂ« arrestuar si tĂ« dyshuar pĂ«r rastin si mĂ« lart”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e IPK-sĂ«.

Videoja zbulon veprimet e dyshimta tĂ« PolicisĂ«. Aty shihet se pas orĂ«s 22 ishin fikur dritat e lokalit. GjatĂ« kontrollit, polici Milosh Zhivkoviq, hapĂ« dollapin dhe sheh kuletĂ«n. Ai i tregon kolegut tĂ« tij, Shkumbin Jashari, i cili kontrollon vendndodhjen e kamerave. Ai shkon edhe nĂ« dhomĂ«n e sigurisĂ« pĂ«r t’i parĂ« pozitat se cilat kĂ«nde kapin kamerat.

Por, menaxherët e lokalit vendosin në ekran të televizorit vetëm katër kamera, e jo 16 sa ishin në lokal. Kur polici sigurohet se kamerat nuk janë duke e filmuar pjesën ku ndodhej kuleta, ai shkon kapë kuletën dhe e futë në xhep.

Pronarët e këtij lokali që kanë dashur të mbeten anonim, kanë treguar se si e kishin zbuluar këtë vjedhje.

“Ne i kemi shikuar tĂ« gjitha filmimet e bastisjeve nĂ« tĂ« gjitha lokalet. Kemi parĂ« se si polici ka marrĂ« kuletĂ«n”, ka thĂ«nĂ« menaxheri i kĂ«saj firme.

Ata e kanë raportuar rastin në IPK, çka ka rezultuar me arrestimin e zyrtarit policor.

Gjatë bastisjeve në këtë lokal shihet edhe komandanti i Stacionit të Gracanicës, Bratislav Trajkovic.

Media, sjell këto pamje ekskluzive që implikojnë zyrtarët policor në krim.

Aksioni i Policisë, Doganës dhe Administratës Tatimore, ishte zhvilluar ditën kur Kuvendi me anë të një rezolute vendosi për mbylljen e lojërave të fatit. /Insajder/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti05/04/2019 18:05

Plera po pler mbetet pavaresisht uniformes apo etnis

Shto koment

Denonco