Serbët marshojnë në Beograd, kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës

Serbët marshojnë në Beograd, kërkojnë zbardhjen e vrasjeve të shqiptarëve të Kosovës

20:02, 26/03/2019

Organizata jo qeveritare në Serbi kanë marshuar sonte në mbrëmje në rrugët e Beogradit duke kërkuar që të zbardhen krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, të ndodhura në vitin 1999.

“Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), “Fondi për të Drejtën Humanitare” dhe “Gratë në të zeza” u bashkuan në një tubim përkujtimor këtë të martë duke kërkuar zbardhjen e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, pas gjetjes së trupave të tyre në varrezën masive në Batajnicë, një lokalitet pranë Beogradit.

Tubimi nisi në rrugën “Knez Mihajllov’ dhe vazhdoi deri në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.

Këto organizatat kërkojnë shpesh zbardhje të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës si edhe kërkojnë të vendosin përpara drejtësisë të gjithë kriminelët e luftës, që kryen masakra në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi.

Po kështu këto organizata kanë kërkuar edhe ndërtimin e monumenteve për viktimat në Batajnicë si edhe ndërprerjen e praktikës së kthimit të kriminëlëve të luftës në institucione.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco