Ja për çka u pajtuan kryeministri me ambasadorin amerikan

Ja për çka u pajtuan kryeministri me ambasadorin amerikan

10:14, 26/03/2019

Ka nisur organizimi i përvitshëm  “Java e Grave”, ku  morën pjesë figura të ndryshme nga shoqëria civile, ekzekutivi, ambasadat etj, duke përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Haradinaj tha se Kosova qëndron mirë sa i përket barazisë gjinore, megjithatë ka ende punë për t’u bërë.

“Për fat sot kemi dy ministre gra. Ka qenë një proces mjaft i vështirë në fillim në formimin e qeverisë”.

“Në plot rrafshe dhe në plot drejtime Kosova nuk bën përjashtim nga shoqëritë euroatlantike. Pozicioni apo liria gjinore – po e quaj kështu – ka përparim të caktuar”.

Haradinaj gjithashtu vlerësoi se veprimet e përbashkëta, siç është organizimi i “Javës së Grave”,  janë momente të mira për t’i vlerësuar të arriturat dhe për të nxjerrë rekomandime të reja për institucionet, për vendimmarrësit  e për partitë politike.

Ambasadori Philip Kosnett theksoi se barazia gjinore është punë për te gjithë dhe përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e grave.

Ai tha se Kosova ka shembuj pozitiv, përderisa paraqiti edhe sfidat dhe problemet sa i përket barazisë gjinore – duke marrë shembull edhe SHBA-të.

Kosnett  theksoi se 50% e popullsisë kosovare, duka iu referuar grave, vazhdimisht pengohen në aspektin politik, ekonomik dhe shoqëror. Megjithatë, sipas tij, ka përmirësime.

“Përfshirja e grave është diçka që vetë kosovarët duhet ta vendosin. Ndryshimi është i mundshëm. Përkundër sfidave institucionale dhe shtetërore gratë në Kosovë po bëjnë punë të mëdha”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco