Ish-kryeministri Berisha uron ekipin e futbollit të Kosovës, me një kartolinë kuptimplote!

Ish-kryeministri Berisha uron ekipin e futbollit të Kosovës, me një kartolinë kuptimplote!

09:46, 26/03/2019

Ish-kryeministri i Shqipërisë, nuk ka munguar me urimin e tij në debutimin e parë të ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në eliminatoret e kampionatit Europian. Pas barazimit të ndjeshëm në shtëpi (1-1) me kombëtaren e Bullgarisë me një lojë spektakolare, Berisha përgëzon ekipin shqiptar për lojën dhe super golin e Arbër Zenelit. Këtë urim Berisha e ka shoqëruar me një “kartolinë” kuptim plotë ku shfaqen mijëra kosovarë 20 vite më parë, duke u larguar nga shtëpitë e tyre pas genocidit serb dhe sot pas disa vitesh pavaresi me një ekip dinjitoz futbolli në eliminatoret e kampionatit Europian.

“Urime te perzemerta Ekipit te Futbollit te Kosoves, shenuesit te super golit Arber Zeneli, trajnierit, kapitenit, gjithe lojtareve. Ky barazim me Bullgarine kishte shijen e fitores! Urime! Sb” shkruan Berisha në faqen e vetë në Facebook.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco