Ja si do të jetë moti sot

Ja si do të jetë moti sot

08:22, 26/03/2019

Prej sot, një front i ftohtë do të kalojë mbi vendin tonë, duke sjellë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të kushtëzojnë temperatura më të ulëta edhe ditëve tjera të javës.

Për sot paralajmërohen edhe reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe borë.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditëve në vijim do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira. Orët e mbrëmjes mbesin me mundësi që të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 8 deri në 10 gradë celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco