FOTO-VIDEO/ Lotë dhe dhimbje, Gjilani përcjellë për në banesën e fundit Mërgimin 7-vjeçar

FOTO-VIDEO/ Lotë dhe dhimbje, Gjilani përcjellë për në banesën e fundit Mërgimin 7-vjeçar

21:38, 24/03/2019

Gjilani përcolli një ditë më parë në banesën e fundit vogëlushin 7 vjeçar Mërgim L., i cili u vra me thikë në një akt barbar nga një e moshuar në Bazel të Zvicrës. Tre ditë pas veprës së përgjakshme të Baselit në Kosovë dhe Zvicër ka trishtim por edhe habi.

Nxënësi i shkollës fillore Mergim L. u godit me thikë pasditen e së enjtes  pranë shkollës së tij në rrethin e Basel Gotthelf nga e moshuara Angela N, 75 vjeçe.

Të shtunën familja, miqtë dhe të njohurit i dhanë lamtumirën djalit.

Mergimi i vogël u nderua në qytetin kosovar të Gjilanit, ndërsa në varrezat lokale, nxënësi u varros i rrethuar nga dashuria.

Pjesmarrje masive në funeral

Ngjarja tragjike shokoi mbarë shqiptarët ndaj edhe në ceremonia e lamtumirës për Mërgimin shkonte përtej familjarëve, miqve dhe të afërmve. Keqardhja është e madhe.

"Nuk ka rëndësi për ne nëse e njihnim të ndjerin.Marrim pjesë në ceremoni nga respekti për familjen.Unë jam me pushime në Kosovë dhe kur mësova lajmin e trishtuar erdha" tha një nga pjesmarrësit.

Marshim funerali dhe në Basel

Skena të ngjashme u zhvilluan edhe në Basel të shtunën. Një orë përpara nisjes zyrtare të ceremonisë, qindra njerëz u mblodhën në parkun Schützenmatt. Familje me fëmijë të vegjël, gjyshër, të rinj dhe gra, nxënës, gjithësej rreth 700 persona.

Shumica e tyre ishin veshur me të zeza dhe në duar mbanin lule. Të gjithë erdhën për të treguar simpatinë e tyre për familjen e vogëlushit të vrarë. Megjithëse dielli ndriçonte aty këtu dhe sheshi i lojërave gumëzhinte nga zërat e hareshëm dhe të qeshurat e fëmijëve që luanin, përsëri gjendja ishte depresive.

Shumë nga njerëzit nuk e njihnin djalin, erdhën nga lagjet e tjera apo edhe nga jashtë qytetit. Fëmijët mbanin fotot e Mërgimit në duar dhe pyetja pa përgjigje ishte "PSE?"

E moshuara, e paqëndruar mendërisht

Edhe pse iu nënshtrua një operacioni urgjent, 7-vjeçari Mërgim L. nuk kishte asnjë shans për të mbijetuar. Veprimi i paimagjinueshëm ndodhi të enjten pasdite pas Schulende. Mergim L. ishte në rrugën e tij kur ai u sulmua rreth 200 metra nga shkolla Gotthelf.  Vrasësja Angela N. e goditi djalin, duke e plagosur atë me një prerje në qafë.

Nga hetimet paraprake, mediat zvicerane raportojnë se gruaja e moshuar është mendërisht e paqëndrueshme, megjithatë është urdhëruar kryerja e një raporti psiqik për të.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco