23 Mars 1999/ NATO merrte 'dritën jeshile' për bombardimet mbi Beograd

23 Mars 1999/ NATO merrte 'dritën jeshile' për bombardimet mbi Beograd

22:02, 23/03/2019

Më 23 mars 1999, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana do ti jepte “ok”-in forcave ajrore për të filluar bombardimet mbi Beograd.

Pak më vonë, në ekranet televizive të të gjithë botës, u shfaq Presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, i cili, konfirmoi urdhërin e dhënë në cilësinë e Komandantit të Forcave të Armatosura të SHBA.

Gjatë 78 ditëve të bombardimeve, Serbia e Sllobodan Millosheviçit u egërsua akoma më shumë, duke përzënë nga Kosova për në Shqipëri dhe për në Maqedoni afro 1 milion shqiptarë.

Gjatë atyre 78 ditëve Serbia e kulmoi egërsinë e saj ndaj kombit shqiptar në Kosovë, duke e mbjellë Kosovën me varreza të panumërta masive. Mbi dhjetë mijë shqiptarë të pafajshëm u masakruan në mënyra më të pashembullta të barbarisë gjatë  asaj pranvere të vitit 1999.

Në mesin e qershorit 1999 forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë, bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, lirinë e merituar këtij vendi dhe këtij populli.

Kosova e kaloi me dinjitet edhe periudhën e protektoratit ndërkombëtar dhe më 17 shkurt 2008, në bashkërendim me aleatët perëndimorë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpalli shtetin e saj të pavarur dhe sovran. Një vit pas kësaj date Kosova dëshmon përditë e më shumë synimet e saj për të qenë  sa më shpejt në radhët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Për shqiptarët 24 marsi 1999 është data e pazëvendësueshme e mirënjohjes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë, është data e pazëvendësueshme e përbetimit për integrime të suksesshme fqinjësore, evropiane e perëndimore, për një rol gjithnjë konstruktiv e paqësor, është data e pazëvendësueshme e përbetimit për të qenë të bashkuar përballë të të gjitha sfidave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco