Zvicra në lot: Theret në rrugë një vogëlush nga Kosova

Zvicra në lot: Theret në rrugë një vogëlush nga Kosova

07:32, 22/03/2019

Nëna nuk e ka ditur deri në ora tetë e mbrëmjes që fëmija është therur. Vogëlushi 7 vjeçar ka mbetur i shtrirë për rreth gjysmë ore në rrugë me gjakderdhje të madhe. merr vesh albinfo.ch nga burime të afërta të familjes së djalit të vrarë. Zvicra është tronditur djenga vrasja makabre e vogëlushit shqiptar në qytetin e Baselit nga një grua e moshuar 75 vjeçare.

“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon për albinfo.ch një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit“.

„Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, merr vesh albinfo.ch nga burime të afërta të familjes.

Siç merr vesh albinfo.ch, nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

“Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.

Nëna e vogëlushit të vrarë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

“Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”, tregon për albinfo.ch burimi ynë.

“Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuco 22/03/2019 16:50

Na ruaj zot nga kokefortesia e gomarit !! Edhe pse ne nje rast tjeter, ky gomar gazetar ( a eshte i njeti apo tjeter) Perdor fjalen therje kur flittet per goditje ose prerje me thike ne rastin njerezor...... Edhe nje here o dhipllome blere: Ne shqip, fjala therje perdoret kur vrasim nje kafshe dhe jo per njerezit!!!...Por ti siç duket beson se edhe po ta kesh blere dhipllomen te lind e drejta te shkruash si e ema e zeqos maje thanes; e je aq gomar saqe e duket sikur e perdor kete fjale qe te bindesh njerezit qe ti je vertet gomar pa shkolle; ..jo, me nje gomar shkolle! e di qe nuk e publikoni, por esht per gomarin jo per publikun!

Shto koment

Denonco