Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

08:06, 21/03/2019

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.

Edhe pse mëngjesi ka qenë më i freskët, meteorologët parashikojnë se me kalimin e orëve gjatë ditës do të rriten edhe temperaturat dhe do të jetë mot më i ngrohtë.

Temperatura minimale sot do të shënojë 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri në 18 gradë celsius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco