Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:10, 21/03/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Një lexim germë për germë i mesazheve të Presidentit Meta

Edhe pse presidenti Meta ka qenë i qartë në qëndrimet e tij për krizën politike, deklaratat e sotme gjatë një interviste nga Pogradeci kanë bërë përshtypje për vetë mesazhin kryesor: atë të sakrifikimit të pozicionit më të lartë të kreut të shtetit, heqjen dorë nga mandati që i ka dhënë parlamenti (mesazh që e ka dhënë edhe më herët kur qëndronte në pozicionin e kreut të Parlamentit).

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239350/nje-lexim-germe-per-germe-i-mesazheve-te-presidentit-meta/

 

Ndizet ‘Unaza e Re’, ja mesazhi i protestuesve për Edi Ramën

Unaza e Re, sonte është më e revoltuar se kurrë ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama, sidomos pas informacioneve për planet e policisë për të ndërhyrë me forcë ndaj tyre.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239339/ndizet-unaza-e-re-ja-mesazhi-i-protestuesve-per-edi-ramen/

 

Dhjetra ish-deputetë të opozitës sfidojnë policinë, çfarë po ndodh në këto momente

Të pranishëm në këto momente në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re, janë edhe shumë ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe LSI-së. Në fjalën e tij ish-deputeti I LSI-së, Endrit Brahimllari tha se qytetarët i janë bashkuar sonte protestës, pasi ata e kuptojnë që kanë të bëjnë me një kauzë të drejtë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239334/dhjetra-ish-deputete-te-opozites-sfidojne-policine-cfare-po-ndodh-ne-keto-momente/

 

Aleatët e PD pro bojkotit të zgjedhjeve, Shehi: Boshard nuk është Papa i Romës

Opozita hedh akoma më shumë dritë mbi qëndrimin e saj për të mos shkuar në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239304/aleatet-e-pd-pro-bojkotit-te-zgjedhjeve-shehi-boshard-nuk-eshte-papa-i-romes/

 

VIDEO/ Ja pse Presidenti Trump tërhoqi emërimin e Kavalec si Ambasadore në Tiranë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka tërhequr në mënyrë përfundimtare emërimin si ambasadore të re në Shqipëri të Kathleen Ann Kavalec, e cila ishte prej muajsh në pritje të konfirmimit.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239239/video-ja-pse-presidenti-trump-terhoqi-emerimin-e-kavalec-si-ambasadore-ne-tirane/

 

VIDEO/ PD kërkon shkarkimin e Sandër Lleshit, padi penale në prokurori

Partia Demokratike ka bërëpadi penale për helmimin dhe dhunën e paligjshme të policisë ndaj protestuesve. Sandër Lleshaj dhe të tjerë të pezullohen nga detyra.

Partia Demokratike paditi Ministrin e Brendshëm dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit  për shpërdorim detyre dhe veprime të paligjshme kundër protestuesve.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239254/video-pd-kerkon-shkarkimin-e-sander-lleshit-padi-penale-ne-prokurori/

 

VIDEOLAJM/ Pasojat antinjerëzore të qeverisë së gangsterëve!

Momente prekëse dhe të dhimbshme nga revolta e fermerëve të Myzeqesë. "Shikoni pasojat antinjerëzore rrënuese të qeverisë së gangsterëve të Edvin Urrejtjes!" shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar një video nga protesta që po zhvillohet në aksin Lushnje - Fier.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/239211/videolajm-pasojat-antinjerezore-te-qeverise-se-gangstereve/

 

FOTO/ 'Nardi i Bujtinave' u ekzekutua me 20 plumba, ja kush është personi që e shoqëronte

Shkodra u trondit përsëri nga një v rasje mafioze. Viktima është biznesmeni Ferdinand Polia.

Vazhdojnë të dalin detaje të reja nga zbardhja e ngjarjes.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/239379/foto-nardi-i-bujtinave-u-ekzekutua-me-20-plumba-ja-kush-eshte-personi-qe-e-shoqeronte/

 

Arratiset në Serbi, i akuzuari për disa krime lufte në Kosovë

Momçilo Jovanoviq, i cili po akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në fshatin Vitomiricë të Pejës, është arratisur për në Serbi.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/239249/arratiset-ne-serbi-i-akuzuari-per-disa-krime-lufte-ne-kosove/

 

Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin

Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar me burgim të përjetshëm.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/239285/gjykata-e-hages-denon-me-burgim-te-perjetshem-radovan-karaxhicin/

 

‘Mos e bëni Kombëtaren si bord*llo’, Lala: Ja si do ta ndëshkoja Strakoshën

Shqipëria është duke u përgatitur për sfidën e parë të eliminatoreve “Euro 2020” ndaj Turqisë që do të luhet ditën e premte në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/239367/mos-e-beni-kombetaren-si-bord-llo-lala-ja-si-do-ta-ndeshkoja-strakoshen/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco