Zëvendësministri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës, sot para gjykatës

Zëvendësministri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës, sot para gjykatës

11:12, 20/03/2019

Punës së përditshme të Qeverisë sot nuk do t’i bashkëngjitet një Zëvendësministër.

Bujar Nerjovaj, Zëvendësministër i Administratës Publike, sot do të paraqitet në Gjykatën Themelore Prizren për t’u përballur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Nerjovaj akuzohet për periudhën sa e kryente funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren. Ish -drejtori i Inspektoratit, Bujar Nerjovaj aktualisht zv/ministër në qeverinë Haradinaj nuk e kishte pranuar fajësinë, i njëjti ishte deklarua i pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit së çështjes Metush Biraj.

Ish-Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit fillimisht kishte  pranuar që të negociojë një marrëveshje për pranim të fajësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Por, i njëjti i kishte rënë “pishman” dhe ka pranuar që të vazhdohet ne gjykim, raporton kallxo.com

Në muajin nëntor të vitit 2018, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se nuk do ta shkarkojë  zëvendësministrin të Administratës Publike, Bujar Nerjovaj-n, pas ngritjes së këtyre akuzave në Prokurorinë e Prizrenit. Haradinaj kishte theksuar arsyet për akuzat e ngritura ndaj zëvendësministrit kanë të bëjën me kohën sa ai ka qenë drejtor në Komunën e Prizrenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco