Masazhet e seksit, policia mbyll 22 lokale

Masazhet e seksit, policia mbyll 22 lokale

12:33, 20/03/2019

Në kuadër të disa operacioneve policore, ka arrestuar nëntë persona si dhe ka mbyllur 22 sallone masazhi,  pas disa aksioneve policore lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, njofton policia.

“Policia e Kosovës ka nisur një aksion që do të vazhdojë tërë vitin. Është bërë inspektimi i vendeve sensitive ku mund të ketë viktima të trafikimeve njerëzore, që fatkeqësisht po identifikohen në sallonet e masazheve”, u tha ndër tjera në konferencën e policisë.

Sipas zyrtarëve policor, janë inspektuar 48 lokacione, prej të cilave 22 janë mbyllur, kurse të arrestuarit dyshohen për veprat penale ‘detyrim në prostitucion’ dhe ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’.

Gjatë aksioneve policore, ekipet kanë hasur në pesë punëtore nën moshën 18 vjeçare.

Policia e Kosovës realizoi operacionin në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco