Ja si ndodhi vrasja e punonjësit të kazinos Jetmir Alijaj

Ja si ndodhi vrasja e punonjësit të kazinos Jetmir Alijaj

14:12, 19/03/2019

Me 17 mars 2019, rreth orës 07:45 minuta, në Suharekë në kazino “Incakt” e cila gjendet në rrugën e Reshtanit, i pandehuri Shefki Spahiu, zyrtar policor, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje privon nga jeta të ndjerin me iniciale Jetmir Alijaj punëtor i kazinosë, raporton “SyriKosova”. 

Në atë mënyrë që shkon në kazino dhe aty qëndron deri në ora 05:00 dhe sërish kthehet kah ora 07:30 minuta dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marr mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen.

Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e Shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës.

Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet. B.T

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco