Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2019-2023

Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2019-2023

14:37, 19/03/2019

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2019-2023.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se programi përmban 390 masa dhe se kostoja është mbi 94 milionë euro.

“Programi përmban gjithsej 390 masa, 169 masa legjislative, dhe tjerat zbatuese, kostoja është 94.4 milionë euro ku 51.5 milionë janë nga buxheti shtetëror nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave dhe 12.6 milionë euro nga donatorët”.

Zv.ministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se për Programin e MSA-së janë ndarë 81 milionë euro.

“Buxheti për 2019 është i ndarë për programin e MSA-së janë nda rreth 81 milionë euro dhe ministria e financave nuk merr për obligim me financuar aktivitete që janë të parapara të financohen nga donatorët, nuk ka buxhet dhe për këtë nuk mund MF të jap ndihmën e saj buxhetore për këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco