Gratë në lidership në Kosovë, flet Shkëndije Himaj-Zekaj, Kordinatore për Funksione të Përgjithshme në BQK

Gratë në lidership në Kosovë, flet Shkëndije Himaj-Zekaj, Kordinatore për Funksione të Përgjithshme në BQK

10:21, 19/03/2019

Ambasada e SHBA në Prishtinë, në kuadër të programit KUSA ka publikuar ne faqen e vet nje intervitë me Koordinatoren për Funksione të Përgjithshme në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës, Shkendije Himaj - Zekaj.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme u zhvillua edhe cermonia me gratè lidere nè udheheqje te institucioneve të Kosovës e që janë pjesë e lidershipit dhe specializimeve qè ka organizuar Ambasada dhe ALUMNI, edhe në Ksovë por edhe nè SHBA. I pranishëm edhe Ambasadori amerikan në Kosovë Kosnet.

Ja teksti i plotë i publikuar nga Ambasada e SHBA.

Lexoni më shumë për Shkëndije Himaj-Zekaj, Këshilltare e Lartë e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. Kosova arrin suksese kur gratë udhëheqin.#ËomenLeadKS (#GratUdhëheqinKS)

P. Pse është e rëndësishme të kemi gra ne pozita udhëheqëse?

Znj.Himaj-Zekaj: Gratëpërbëjnë gjysmën e popullsisë së botës (përafërsisht) por megjithatë ato janë shumë të nën-përfaqësuara në çdo nivel, si dhe janë shumë mbrapa sa i përket pozitave udhëheqëse. Vendosja e grave në pozita udhëheqëse nënkupton shtimin e gjysmës së njohurive, shkathtësive dhe diversitetit të botës. Zgjidhjet më të mira mund të bëhen vetëm kur gjatë vendimmarrjes në tavolinë kemi njohuri, këndvështrime dhe zëra të ndryshëm.  

P. Çfarë ju shtyri të shkëlqeni në fushën tuaj? A keni pas ndonjë shembull për të ndjekur? Kush ju ka përkrahur?

Znj. Himaj-Zekaj: Unë besoj fuqishëm në mundësite barabarta dhe prandaj të gjitha përpjekjet e mija i orientoj në këtë drejtim, në çfarëdo që bëjë. Mënyra ime për të treguar vlefshmërinë profesionale dhe ngritur zërin tim është që të bëjë më të mirën në punën që e bëjë. Unë duhet të udhëheqë përmes shembullit, dhe kjo është ajo që më shtytë. Kjo shtytje merr bazë në realitetin e përditshëm, në nevojën për t`u dëgjuar, nevojën për ndryshim si dhe në domosdoshmërinë që të shtroj rrugën për grat që punojnë krahas meje, si dhe shumë të tjera që do vijnë pas meje. Në të vërtet kam pasur dhe kam shumë shembuj (si gra ashtu edhe burra) sukseset dhe sfidat e të cilëve më kanë motivuar shumë. Jam e rrethuar nga një grup shumë divers i njerëzve të cilët më mbështesin por edhe kritikojnë në baza të rregullta – dhe unë me shumë përulësi e konsideroj këtë si një proces të të mësuarit dhe përmirësimit. Kjo më bënë më të kujdesshme dhe nxjerr në pah më të mirë time.

Q. Çfarë porosie keni për gjeneratat e reja?

Znj. Himaj-Zekaj: Gjatë gjithë jetës time (personale dhe profesionale) janë tri porosi të cilat vazhdimisht kanë bërë jehonë në realitetin e përditshëm: “Vetëm sikur të ishte burrë”,“Vetëm sikur të kishte përkrahje politike”, “Sikur të hiqte dorë më”. Unë jam e lumtur që jam grua. Nuk më duhet përkrahja politike, dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem. Të tri këto porosi janë gjëra të cilat mund t`i kontrollojmë. Nëse e bëni këtë, nuk do të pëlqehenidhe do ballafaqoheni me sfida dhe vështirësi në aspektin afat-shkurtër, por kur e bën gjënë e duhur dhe me integritet, atëherë do të arrini larg. Duke mos u dorëzuar, çdo ditë do të bëheni më të ditur, më të mençur dhe më të fuqishëm. Kjo është diçka që i kemi borxh vetes, përkrahësve dhe kritikuesve tanë.

Q. Cila është sfida më e madhe me të cilën sot ballafaqohen gratë në Kosovë, dhe si mund të tejkalohet ajo?

Znj. Himaj-Zekaj:Mungesa e mundësive të barabarta për shkak të mendësisë patriarkale të shoqërisë sonë është pengesa më e madhe për grat në Kosovë. Udhëheqësit tonë flasin bukur për përqafimin e diversitetit, por kjo rrallë demonstrohet apo përcillet me veprime. I mbetet secilës grua që të veproj, në çfarëdomundësie që kanë, që të tejkalojmë këto pengesa. Guximi ka forma dhe madhësi të ndryshme, prandaj në aspektin e Kosovës, guxim do të ishte të mos kemi frik të dalim dhe të garojmë me burrat, të kemi guxim të ftojmë veten në takime, t`i bëjmë thirrje vetës që të flasim dhe mbi të gjitha të mos dorëzohemi. Të gjitha këto mund të tingëllojnë si veprime të guximshme, por ajo që na nevojitet ne nuk është thjesht të veprojmë guximshëm, por të veprojmë së bashku si gra. Ditëve të sotme ka shumë iniciativa që realizohen nga grat e Kosovës me qëllim të fuqizimit të grave, kundër diskriminimit, apo në mbështetje të drejtave të barabarta, por shumë prej tyre bëhen si të izoluara. Unëçdo ditë e më shumë po bindem që nëse vërtet dëshirojmë të shohim ndryshimduhet të bëjmë një lëvizje të përbashkët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco