Kryetari i Kuvendit 'josh' Kombëtaren e Kosovës/ Ja sa u premton nëse kualifikohen në Euro 2020

Kryetari i Kuvendit 'josh' Kombëtaren e Kosovës/ Ja sa u premton nëse kualifikohen në Euro 2020

21:30, 18/03/2019

Përveç kualifikimit historik, futbollistët e kombëtares së Kosovës do të mbushin edhe xhepat arrijnë të kualifikohen për në finalet e Euro 2020. 

Premtimi ka ardhur nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka vizituar kombëtaren për të zbardhur edhe lajmin e madh.

I shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, kryeparlamentari ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me trajnerin e Kosovës dhe futbollistët tjerë.

Në një prononcim për media ai bëri të ditur që i ka premtuar futbollistëve premio prej 1 milionë euro në rast të kualifikimit në kampionatin evropian.

Kombëtarja e Kosovës do të debutojë në fazën kualifikuese të një Europiani të hënën e ardhshme, teksa do të presë në "Fadil Vokrri" Bullgarinë.

Grupi i Kosovës në elemiantoret e Euro 2020:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco