NATO nuk largohet nga Kosova/ Stoltenberg: Jemi këtu për ti mbrojtur njerëzit

NATO nuk largohet nga Kosova/ Stoltenberg: Jemi këtu për ti mbrojtur njerëzit

16:15, 18/03/2019

NATO nuk do të tërhiqet nga baza në Bondsteel dhe do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.

“Jemi këtu për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit, përfshirë edhe komunitetin serb", deklaroi Stoltenberg  për TV Prva të Beogradit, duke theksuar se NATO nuk planifikon që ta zvogëlojë praninë e trupave të veta në Kosovë.

Çështja e largimit të trupave amerikane është përmendur ditë më parë kur në Kosovë qëndruan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të cilët kërkuan nga Qeveria e Kosovës të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë.

Ambasada amerikane ka mohuar që dy vizitorët të kenë kërcënuar me largim të ushtarëve në rast se nuk hiqet taksa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco