Haradinaj e pranon, ja si mund të jetë punësuar kunata me 2200 euro rrogë

Haradinaj e pranon, ja si mund të jetë punësuar kunata me 2200 euro rrogë

07:31, 18/03/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se ka mundur të ketë ndikuar në mënyrë indirekte që kunata e tij, Vasmira Haxhaj-Haradinaj, është punësuar në pozitë të lartë në kompaninë publike Telekom, e cila është në prag të falimentimit.

Haradinaj ka thënë se askënd s’e ka punësuar në Telekom, por indikerkt ka mundur të ketë pasur ndonjë ndikim, për shkak të pozitës së tij.

“Ka persona që nuk kanë punuar me vite dhe tash iu ka bërë një vend pune. Unë mund të kem pasur ndikim indirekt, por askënd s’e kam punësuar”, ka thënë Haradinaj, sot, në Korishë të Prizrenit.

Një pjesë e madhe e zyrtarëve të AAK-së i kanë punësuar familjarët e tyre në Telekom. Për sa dihet deri më tash, Donika Kadaj e ka punësuar burrin, Muharrem Nitaj e ka punësuar djalin, Teuta Haxhiu e ka punësuar djalin, Pal Lekaj e ka punësuar të fejuarën e djalit, Bekë Berisha e ka punësuar motrën, ndërsa gruaja e deputetit të AAK-së është shefe e Bordit të PTK-së.

KTV ka raportuar se kunata e Kryeministrit Haradinaj ka pagë mujore 2 mijë e 200 euro dhe e ka marrë pozitën e Zëvendësdrejtoreshës së Financave në Telekom. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco