Haradinaj e thotë prerë: Askush nuk merr më tokë nga shqiptarët

Haradinaj e thotë prerë: Askush nuk merr më tokë nga shqiptarët

20:55, 17/03/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ndërsa nuk harron të përçojë një mesazh të qartë për ata që mbështesin këtë ide.

Ai ka pohuar  se nuk ka tokë për të dhënë Kosova duke shtuar se lufta është bërë për kufijtë.

“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harroj të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave të marret prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë”, ka thënë Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjoni Florida17/03/2019 23:23

Me God bless Mr. Prime Minister Mr. Haradinaj. Don’t dive up. Albanian around the world are with you and we support you to infinit. Enough is enough. Try to take from the way these blood sellers in Tirana and Prishtina. Time have arrive finally to Unite.

Shto koment

Denonco