FOTO/ Vrasja 30-vjeçarit në Suharekë, ky është oficeri i policisë i arrestuar

FOTO/ Vrasja 30-vjeçarit në Suharekë, ky është oficeri i policisë i arrestuar

17:46, 17/03/2019

Shefki Spahiu, është polici i cili akuzohet për vrasjen e ndodhur sot në Suharekë, ku viktimë mbeti 30-vjeçari Jetmir Aliaj.

Sipas gazetës Newborn, polici në fjalë, Shefki Spahiu, ka një të kaluar aspak të pastër pasi edhe herë të tjerë është përfshirë në afera ilegale dhe ka kaluar në disa procese gjyqësore.

Lidhur me këtë Inspektorati i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e të dyshuarit në fjalë.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një rast gjuajtje me armë zjarri në Suharekë i cili kishte ndodhur në një lokal (kazino)  në rrugën “Skënderbeu” në fshatin Reshtan të Suharekës.Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent dhe pas grumbullimit të informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohej për përfshirjen e një zyrtari policor si të dyshuar në këtë rast.Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin për media.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në një prej kazinove të qytetit, ku viktima punonte, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan rreshterin e rajonit të policisë së Prizrenit të ndërrmerte aktin tragjik.

Ja polici i akuzuar:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco