Dy vrasje brenda ditës trondisin Suharekën/ 72-vjeçari vret vëllanë, arrestohet edhe një polic

Dy vrasje brenda ditës trondisin Suharekën/ 72-vjeçari vret vëllanë, arrestohet edhe një polic

17:26, 17/03/2019

Qyteti i Suharekës në Kosovë është tronditur ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë se brenda një harku kohor të shkurtër janë shënuar dy vrasje.

Në orët e para të kësaj të diele, një 30-vjeçar i identifikuar si Jetmir Aliaj mbeti i vrarë brenda ambienteve të një kazinoje, ndërsa ngjarja e dytë është shënuar në fshatin Studençan.

Për vrasjen e parë është arrestuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës, m inicialet Sh.S, i akuzuar si autor i ngjarjes së rëndë.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një rast gjuajtje me armë zjarri në Suharekë i cili kishte ndodhur në një lokal (kazino)  në rrugën “Skënderbeu” në fshatin Reshtan të Suharekës.Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent dhe pas grumbullimit të informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohej për përfshirjen e një zyrtari policor si të dyshuar në këtë rast.Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin për media.

Ende nuk dihen motivet, por mendohen se vrasjet kanë ndodhur për konflikte familjare.

Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjeve në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco