…I vetmi kryeministër në botë….

…I vetmi kryeministër në botë….

10:19, 14/03/2019 Nga Kastriot Islami

Në një debat, dikush që mbronte me zjarr kryeministrin, hidhet dhe thotë; ju njerëzit me mënd të këtij vendi mos flisni se ai ju mundi të gjithëve, pra është më i aftë se ju veç e veç dhe të gjithë bashkë!

Bashkëbiseduesi ju përgjigj: Është e vërtetë se i ka mundur të gjithë njerëzit me mend në këtë vend! Dhe a dini përse?

Sepse ai ka tri ‘aftësi’ ekstremisht të zhvilluara që njerëzit me mënd në këtë vend nuk i kanë:

Ai është hajduti më i madh!

Mashtruesi më i suksesshëm!

Dhe perversi më i neveritshëm!

****

Dhe më konkretisht, Ai është:

  1. … I vetmi kryeministër në botën demokratike që mashtron, tallet dhe ofendon votuesit e tij…
  2. … I vetmi kryeministër që është akuzuar si i droguar…
  3. …. I vetmi kryeministër që s’ka guximin të pranojë testin e drogës…
  4. … I vetmi kryeministër i akuzuar për 200 milion euro të fshehura off shore pa u bërë kryeministër…
  5. … I vetmi kryeministër që miqtë e tij e kanë nxjerrë me dosje mjekësore për sëmundje mendore…
  6. … I vetmi kryeministër që mban rreth tij individë mediokër që të maskojë injorancën e tij…
  7. … I vetmi kryeministër me formim të mangët dhe shkollim të cunguar…
  8. … I vetmi kryeministër që luan basketboll në zyrën e tij….
  9. … i vetmi kryeministër që zhgarravit gjatë takimeve zyrtare se s’ndjek dot bashkëbiseduesin…
  10. … I vetmi kryeministër që ka ngjitur në murin e zyrës zhgarravinat e tij…
  11. … I vetmi kryeministër që del rrugëve me sëpatë në dorë për të prerë shtyllat e elektrikut…
  12. … I vetmi kryeministër që ka dalë duke ulëritur në mes të sheshit Skënderbej ‘o rrumpallë’…
  13. … I vetmi kryeministër që shan me fjalë të ndyra opozitarët në parlament….
  14. …I  vetmi kryeministër që e ka bërë fushatën elektorale me ‘timon dhe tepsi’…
  15. … I vetmi kryeministër që pasi ka shkatërruar imazhin e vendit, shkon në Itali për imazhin e tij,…
  16. … I vetmi kryeministër që tregon në dreka e darka me homologët barcaleta të rëndomta e banale…
  17. … I vetmi kryeministër që shkon në takime me antiplumb….
  18. … I vetmi kryeministër që ka dalë lakuriq në një plazh publik…
  19. … I vetmi kryeministër që ka ngritur televizionin e tij privat….
  20. … I vetmi kryeministër që bredh natën si lugat me taksi se nuk e zë gjumi nga frika…
  21. … I vetmi kryeministër që ka deklaruar se është bërë kryeministër nga frika e vdekjes….
  22. … I vetmi kryeministër që ka shokë të ngushtë kriminelët dhe miq oligarkët….
  23. … I vetmi kryeministër që ka blerë vota me hajdutët dhe ka kërcënuar votuesit me kriminelët….
  24. … I vetmi kryeministër që ka zëvendësuar profesorët e akademikët me kriminelë në sektin e tij…
  25. … i vetmi kryeministër që e ka mbushur maxhorancën me ‘kukulla dhe manenikë’….
  26. …I vetmi kryeministër që  ka orkestruar goditjen fizike të deputetëve të opozitës në parlament…
  27. …. I vetmi kryeministër që ka ndërtuar shtëpi me para të dyshimta, një bunker pa dritare dhe pa çati…
  28. … I vetmi kryeministër që ju kap një avion droge  se ju thye rrota gjatë uljes në lëndinë….
  29. … I vetmi  kryeministër që ka mbjellë se bashku me policinë të gjithë fushat e vendit me kanabisin…
  30. … I vetmi kryeministër që ka shpenzuar me PPP buxhetin e 10 vjetëve të ardhshme….
  31. … I vetmi kryeministër që ka futur në burg të varfër dhe pensionistë të pamundur për të paguar dritat…
  32. … I vetmi  kryeministër që ka futur në zyrën ovale ministrin e Brendshëm bashkëpunëtor të mafias…
  33. …I vetmi kryeministër që ka përdorur policinë për të goditur fëmijët në sy të prindërve…
  34. … I vetmi kryeministër që bredh nëpër botë duke ekspozuar zhgarravinat me paratë e taksapaguesve…
  35. … I vetmi kryeministër që përdor helm kundër kundërshtarëve të tij që protestojnë…
  36. … I vetmi kryeministër që për karrigen e tij pranoi të sillte mbetjet e armëve kimike siriane…
  37. … I vetmi kryeministër që është akuzuar se ofendon, godet dhe dhunon gratë…
  38. … I vetmi kryeministër at-vrasës që ka akuzuar babain e tij…
  39. … I vetmi kryeministër që ka ofenduar rëndë presidentin e SHBA…
  40. … I vetmi kryeministër që ka prishur stadiumin kombëtar, pallatin mbretëror dhe teatrin kombëtar…
  41. … I vetmi kryeministër që organizon takimet në mes të qyteteve me karrige nga shkollat e kopshtet…
  42. … I vetmi kryeministër që kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët në telefon….
  43. … I vetmi kryeministër që ka paguar 80 mijë dollarë për një foto që të mashtrojë votuesit…
  44. … I vetmi kryeministër që ka detyruar qytetarët e tij ose të nënshtrohen ose të emigrojnë…
  45. … I vetmi kryeministër që është gati të ndajë e copëtojë kombin, të fusë vendin në luftë civile dhe të cilësojë si tradhtarë kundërshtarët vetëm e vetëm që të ruajë karrigen e tij…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco