Kufijtë e Kosovës, Surroi: Është investim rus, mbështetja nga Rama, hap jo i mirë

Kufijtë e Kosovës, Surroi: Është investim rus, mbështetja nga Rama, hap jo i mirë

08:35, 13/03/2019

Ideja e shumëdebatuar e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë për analistin Veton Surroi është një investim i lobeve ruse dhe nuk ka mbështetjen e Perëndimit.

Sipas tij. “Numri i shteteve që përkrahin ndryshimet territoriale brenda kontinentit europian mund të numërohen me gishtat e një dore dhe fillojnë nga Rusia. Ka pasur një insistim nga lobistët.Shpiken afate”.

Për Ora Neës, Surroi tha se e ka parë me shqetësim edhe rreshtimin e kryeministrit Edi Rama përkrah Thaçit për këtë çështje.

“Nuk e kam parë me ndonjë kënaqësi të madhe. Rreshtimi i Ramës me Thaçin nuk e konsideroj si pjesë as të kulturës politike dhe as të besimeve që do të duhej ti kontribuonin të mirave të popullit shqiptar.Koketimi me këmbimin e territoreve me ndarjet etnike nuk i bën mirë, nuk është kauzë shqiptare, është kauzë që është iniciuar në Rusi, ka vazhduar në Serbi për të kontribuar në interesat e Rusisë në rajon dhe nuk e kam parë si hap të mirë”, tha Surroi. .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco