Kosova do ta shpallë 'non grata' gazetarin britanik

Kosova do ta shpallë 'non grata' gazetarin britanik

09:21, 12/03/2019

Gazetari britanik Graham Phillips sot pritet të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Kosovë. Vendimi për Graham Phillips është dhënë nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilin ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Burime brenda Ministrisë së Brendshme për klankosova.tv bëjnë të ditur se vendimi për ta shpallë “persona non-grata” britanikun sot pritet që të futet në zbatim.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i ka hedh në YouTube. Të gjitha i ka realizuar para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco